6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

AAK-ja kërkon debat parlamentar për sigurimet shëndetësore, pritet rezoluta

- Advertisement -
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se partia e tij do të kërkojë debat parlamentar në lidhje me sigurimet shëndetësore të qytetarëve të Kosovës dhe që eventualisht të vijnë me një rezolutë, raporton EO.

Në një konferencë për media të hënën, Dreshaj ka thënë se pret që ky debat parlamentar të mbahet të enjten.

“E kemi thirrur këtë konferencë ta informojmë opinionin e gjerë lidhur me situatën e rëndë të shëndetësisë dhe njëkohësisht mungesën e sigurimeve shëndetësore në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreson që ditën e enjte do të bëhet një debat parlamentar lidhur me gjendjen në shëndetësisë, problemet e përditshme të cilat po hasim në shëndetësinë dhe në mungesë të sigurive shëndetësore”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka deklaruar se në këtë seancë do të kërkojnë miratimin e një rezolutë dhe se presin mbështetjen e pozitës dhe opozitës.

“Arsyeja pse e bëmë këtë është që tre vjetët e fundit për çdo vit e kemi në agjendë ligjin për sigurime shëndetësore dhe ende nuk e kemi në duart tona, dhe si duket ende nuk do të jetë në këtë agjendën pranverore që jemi. E kemi ftuar këtë debat parlamentar ku feedbakcun e kësaj do ta përmbyllim me një rezolutë që shpresojmë se do të mbështetet nga pozita dhe opozita”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit