Kur kanë mbetur vetëm edhe një orë deri te përfundimi i afatit për të regjisturar kandidaturat për deputetë në KQZ, asnjëra parti veç AAK-së nuk e ka publikuar listën.
Ardian Gjini si bartës i listës, e kryetari Ramush Haradinaj, kanë publikuar të plotë listën.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Të dashur qytetarë,
Të nderuara struktura të Aleancës në të gjitha nivelet.
Sot dalim para jush me listën tonë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore.
Aleanca në të gjitha etapat ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike. Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin me pa ma larg.
Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët për ta bërë realitet Andrrën për Kosovën, për një shtet të fortë, të sigurt, të zhvilluar me dinjitet të pacenueshëm, e që i përket secilit.
Na priftë e mbara!







