24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“A s’je në burg a?! Pal Lekaj i përgjigjet deputetes së LDK-së

- Advertisement -

Të martën u mblodh Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Në këtë Komision mori pjesë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e që ky fakt i habiti deputetët e tjerë, shkruan Lajmi.net.

Kjo pasi që Lekaj u dënua me 3 vjet e 8 muaj burg për rastin e 53 milionë eurove.

“A s’je në burg ti a?”, ishte pyetja e deputetes Valentina Bunjaku-Rexhepi që ngjalli reagimin e Pal Lekajt, teksa ky i fundit fillojë të qeshë.

Por pyetja e Bunjakut nuk mbeti pa përgjigjeje.

Edhe pak jo”, u përgjigj Pal Lekaj.

Ish-Ministri i Infrastrukturës, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Lekajt i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ku i ndalohet ushtrimi i funksionit publik në administratë publike për 3 vite e gjashtë muaj. I

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit