18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

A po u lëshon pe Kurti gjermanëve për CEFTA? Konjufca thotë se Bislimi “është duke negociuar edhe në këto momente”

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë që Qeveria nuk e ka vendosur masën e sigurisë për mallrat serbe që ta dëmtojë CEFTA’n, por për shkak të Banjskës.

Ai tha se për këtë cështje ka pasur mirëkuptim për një vit, por tash Gjermania dhe disa shtete tjera janë këmbëngulëse që të hiqet kjo masë.

Konjufca shtoi se dëshirojnë që të mos jenë pengues të funskionimit të CEFTA’s por as të jenë “naivë” që diçka e dyshimtë të hyjë nga Serbia në Kosovë.

Që këto dyja të ndodhin, Konjufca tha se zv/kryeministri Bislimi është duke negociuar në këto momente.

“Ai veprim i Qeverisë nuk është bërë në asnjë mënyrë që me dëmtu CEFTA’n dhe nuk është bërë që ne të jemi domethënë planprishës të këtyre nismave rajonale. Më shumë e kemi bërë pas asaj që ka ndodhur në Banjskë. Domethënë pas Banjskës, shqetësimi kryesor i Kosovës ka qenë që nëse ka hyrje të pakontrolluar të mallrave serbe dhe të kamionëve serbë në Kosovë kjo e vendos Kosovën në një pozitë të vështirë sepse ne nuk do të mund ta kishim pastaj kontrollin edhe sa i përket mundësisë së hyrjes së gjërave shumë të dyshimta, kryesisht e kemi pasur shqetësimin te armatimi që mund të hyjë brenda Kosovës. Për këtë ne kemi pritë që do të ketë një mirëkuptim ndërkombëtar. Unë mendoj që ka pasë mirëkuptim ndërkombëtar një vit, mirëpo tash siç po e shohim edhe Gjermani edhe disa prej shteteve të tjera janë shumë këmbëngulëse që kjo të hiqet. NE edhe dëshirojmë që mos të jemi pengues të funksionimit të CEFTA’s, por dhe në të njëjtën kohë të mos jemi aq naiv sa që të na ndodh me hy ndonjë gjë në Kosovë për të cilën ne nuk kemi kontroll e pastaj na kthehet boomerang në kuptimin e sigurisë. A është e mundshme që këto dyja të ndodhin, pikërisht për këtë po e them, që këto dyja të ndodhin është duke negociuar Qeveria edhe në këto momente zv/kryeministri dhe autoritetet tjera”, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit