10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

A po mendon Vinicius për 1 miliard euro? Arsyeja pse i ndërpreu bisedimet me Real Madridin

- Advertisement -

Vinicius Junior ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi anësori i Real Madridit nuk e fitoi Topin e Artë, edhe pse shpresonte për të.

Sot gjatë ditës mediumi spanjoll Relevo ka shkruar për të ardhmen e tij dhe tentativat e drejtuesve të Real Madridit për t’ia zgjatur kontratën, por braziliani nuk po ngutet, pasi ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

“Deri më tani Vinicius ka falënderuar vetëm drejtuesit e Real Madridit për interesimin”, shkruan mediumi spanjoll Relevo.

Sipas tyre Vinicius është ndikuar nga oferta e madhe që ka marrë nga Arabia Saudite.

Verën e kaluar, spanjollët shkruan për ofertën më të madhe në historinë e futbollit. Një klub saudit i ofroi Vinicius një kontratë pesëvjeçare, nga e cila do t’i fitonte 1 miliard euro në pesë sezone dhe kështu do ta bënte atë futbollistin më të paguar në histori.

Kjo ofertë u refuzua, por një e ngjashme me siguri do të arrijë së shpejti dhe vazhdon të jetë larg më e madhe se sa fiton aktualisht Vinicius.

Në total, këtë sezon Vinicius ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. Në total te Real Madridi nga viti 2018, ai luajti gjithsej 279 ndeshje dhe shënoi 91 gola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit