8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“A me ra”, kënga që Luana s’po ndihet gati ta publikojë

- Advertisement -

Luana Vjollca ka paralajmëruar se kënga e katërt e projektit “Thuaje” i dedikohet njeriut të saj të jetës.

“A me ra” mban titullin ky projekt që ishte planifikuar të publikohej ditën e sotme bashkë me rrëfimin.

Por papritmas ylli shqiptar përmes rrjeteve sociale zbuloi se nuk është gati për ta publikuar dhe nuk bëhet fjalë për probleme teknike.

Ky projekt që me gjasë do të shpalosë një copëz shpirti të Luanës u shty për një moment tjetër pasi si duket prezantuesja nuk është gati për ta ndarë me publikun.

Luana ka qenë gjithmonë e mbyllur sa i përket jetës private dhe për herë të parë përmes “Thuaje” ka ndarë histori personale që kanë shërbyer si mesazh për shumë vajza dhe gra shqiptare.

“Sa vështirë…” Luana nuk ndihet gati për ta ndarë me publikun një tjetër copë shpirti që ka të bëjë ne njeriun e saj të jetës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit