3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

A kemi parë deklaratë të tillë për rrëmbimin e tre policëve dhe sulmin në Banjskë”, Kearns reagon ndaj deklaratës së Hovenierit

- Advertisement -

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

E ndaj një qëndrimi të tillë të ambasadorit amerikan, ka reaguar deputetja e britanike, Alicia Kearns.

Në një reagim në “X”, Kearns ka pyetur ambasadorin Hovenier se ku qëndron bilanci këtu.

“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist të Banjskë mbetet ende e shurdhër”, ka shkruar Kearns.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit