Artan Behrami, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka mohuar zërat se ka përçarje brenda kësaj partie.
Behrami, deklaroi se nuk ekzistojnë përçarjet as sa i përket çështjes së Fatmir Limajt, e as temave të tjera.
‘‘Nëse ka një parti politike në Kosovës me stabilitet në elektorat, është PDK-ja. Nuk ka parti në Kosovë që kish mujt me mbijetu dy themeluesve të saj me shku 6 vjet me shku në Hagë, mos me qenë këtu, edhe mos me u thy kurrë, për 6 vjet me pas ngritje të elektoratit. Nuk ka parti në Kosovë që ka elektorat me besnikë. Nuk ka pas, dhe nuk ka përçarje as sa i takon zotit Limaj e as sa i takon temave të tjera’’, ka thënë Behrami mes tjerash në Pressing në T7.






