A janë ftohur raportet? Londrimi flet për mungesën e Klodit dhe Elijonës në festën e tij

- Advertisement -

Publiku i kujton mirë momentet e afërsisë së tyre brenda shtëpisë së BBVK, ku ishin pothuajse të pandashëm dhe ndër personazhet më të pëlqyer të edicionit. Por, jashtë kamerave, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, gjatë festës private për promovimin e EP-së së tij të parë, Londrimi ka folur për herë të parë rreth mungesës së Klodit dhe Elijonës, duke iu përgjigjur zërave për një ftohje të mundshme mes tyre.

Fituesi i BBVK 4 u pyet drejtpërdrejt për mungesën e çiftit në eventin ku ai ishte i pranishëm.

Londrimi pranoi se e kishte vënë re mungesën e tyre dhe se do të kishte pasur dëshirë që ata të ishin pjesë e festës, pasi i konsideron si njerëzit më të afërt që kishte brenda shtëpisë së Big Brother.

“I vërejta (që po mungojnë). Kam pasur shumë qejf me qenë këtu sepse kanë qenë njerëzit më të afërt për mua në Big. Nuk e di, nuk kam pasur kontakt me ta. Ftesat i kanë pranuar por ndoshta janë të angazhuar. Krejt njerëzit janë në kulmin e punës së tyre”, u shpreh ai.

Megjithëse tha se do të dëshironte t’i shihte në event dhe beson se ata e kishin pranuar ftesën, Londrimi tregoi mirëkuptim, duke theksuar se secili ka jetën dhe angazhimet e veta jashtë spektaklit

Të ngjashme

Të fundit