16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

A është shkëputur kontrata e Neymar me Al-Hilal? – braziliani nuk figuron askund si lojtar i klubit

- Advertisement -

Braziliani nuk ka arritur ende të tregojë vlerat e tij në Lindjen e Mesme, që prej transferimit nga Paris Saint-Germaini, teksa tani po vuan nga një lëndim i rëndë në gju.

Ish-ylli i Barcelonës pësoi një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në gjurin e tij të majtë kur po luante për Brazilin në ndeshjen ndaj Uruguait, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ai nuk ka luajtur që nga 18 tetori, andaj raportimet se kontrata e tij është shkëputur kanë ardhur si shkak i kësaj.

Ani pse nuk është regjistruar nga Al-Hilal këtë dimër, në rast se Neymar rikthehet në kohë në fund të sezonit, ai do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe në çdo kompeticion të huaj.

Sidoqoftë, rregullat e futbollit saudit thonë se ai nuk mund të paraqitet në garat lokale të Arabisë Saudite, duke përfshirë edhe Kupën e Mbretit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit