Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka për detyrë ta sigurojë mbarëvajtjen e seancave.
Prandaj si zot shtëpie i ka rënë të përplaset edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka shef në parti. Veç tij, Konjufca u ka ndërhyrë në disa raste edhe ministrave e kolegëve të tij deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për shkak të pozitës që mban, i duhet shpesh edhe të mundohet ta gjejë gjuhën e përbashkët, kur pozitë e opozitë s’pajtohen kurrqysh.