Si çdo gjë tjetër, pamja mund të përmirësohet me ndihmën e produkteve. Ashtu dhe flokët kanë ciklin e tyre të rigjenerimit. Thuhet se flokët rinovohen çdo shtatë vjet. Si fillim, është e qartë se në moshën shtatë vjeçare nuk humbasim apo rinovojmë çdo fije floku.
Sipas ekspertëve, “flokët priren të rinovohen shpesh. Flokët e rinj zakonisht zgjasin rreth një deri në tre vjet. Pastaj bien dhe dalin flokë të rinj që do të zgjasin për të njëjtën kohë”. Nga vjen teoria shtatëvjeçare? Shpjegimi është më i thjeshtë nga sa mendoni.
Secila fije floku e bën këtë zëvendësim me ritmin e vet dhe meqenëse kemi miliona, duhen rreth shtatë vjet që të gjithë flokët të rinovohen. Dhe që kjo të ndodhë, duhet të keni vënë re se flokët jo vetëm që bien por edhe hollohen.
Kur flokët të zhvillohen plotësisht, do të jenë më të trashë, ndërsa fijet që do të bien janë më të holla, për shkak të të cilave vëllimi i flokëve tuaj ndryshon. Epo, gjëja e parë që duhet të kuptojmë është se rritja e flokëve është një proces kompleks dhe varet nga vetë folikulat.
85% e flokëve tanë rriten vazhdimisht (rriten rreth 1 centimetër çdo muaj), 15% e tjerë janë flokë të pjekur, të cilët kanë ndaluar së rrituri dhe herët a vonë do të bien. Pra, rënia e moderuar e përditshme e flokëve nuk ka pse të na shqetësojë, sepse nëse bie nga rrënjët do të rriten qime të reja.
Madje ekpsertët thonë se është normale të bien njëqind fije me në ditë. Një faktor tjetër që duhet të kemi parasysh është mosha, sepse me kalimin e kohës folikulat zvogëlohen dhe prodhojnë fije gjithnjë e më të vogla, deri në atë pikë sa mund të ndalojnë së bëri.
Megjithatë, nuk është e sigurt që flokët rinovohen çdo shtatë vjet, sepse në fund do të ndikohen nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, si gjatësia e flokëve dhe gjenetika. Por si zakonisht, ka truke për të sfiduar gjenetikën dhe për të përmirësuar rritjen.
Hidratimi, ushqimi, faktorët mjedisorë janë faktorë kyç kur bëhet fjalë për stimulimin e rritjes. Gjithashtu duhet të kujdeseni sa më mirë për flokët tuaj, duke shmangur përdorimin e tepërt të nxehtësisë dhe produkteve agresive. /abcnews.al/