Kryeparalemantari i Maqedonisë së Veriut dhe përfaqesuesi i koalicionit VLEN, Afrim Gashi ka deklaruar se janë të gatshëm që si politikë shqiptare të ndihmojnë në procesin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
“Natyrisht sa të kemi mundësi ne do të ndihmojë në këtë proces gjyqësor që të vije e drejta në vendin e vet”, tha ai mes tjerash në Politiko, duke shtuar se pjesa tjetër e koalicionit sikur janë maqedonët janë mirëkuptues në këtë proces.






