7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

A do t’i bashkohet PDK-së, kjo është përgjigja e Limajt

- Advertisement -

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur për bashkëimin e NISMA-s për krijimin e një fronti opozitar.

Limaj në emisionin Pressing në T7 u pyet se a mund t’i bashkohen PDK-së. Për këtë, Limaj tha se e kanë vullnetin dhe dëshirën për gjetjen e një bashkëpunimi për bërjen e opozitarizmit.

“Kosova opozitare ka nevojë me gjet një rrugë e me ndihmu vendin. Qekjo Kosova opozitare duhet me ndal kursin e gabuar të kësaj qeverise, si ? A munden vet atë? nuk munden vetë, a mund të koordinohen? Po ka shumë pika që mund të koordinohen, prandaj edhe ideja jonë rreth dickaje të tillë, e ka pas këtë qëllim, që rrugës të koordinohem që ta ndërprejmë këtë rrugë të qeverisë, me ndihmu qverinë në kritikat e tyre. Mirëpo nuk kemi parë një koordinim të partivie opozitare në parlament.

Ne e kemi vullnetin e dëshirën me gjet këtë koordinim dhe bashkëpunim. Në opozitarizëm. Po flas në një opozitarizëm të përbashkët”.

Limaj shtoi se duhet të krijohet një front opozitar në mënyrë që të ndalohet rruga e qeverisë, të cilën po e cilëson si të gabuar.

“Kur vjen puna tek një bashkëpunim elektoral, normal që jemi të hapur. Duhet të krijojmë një front opozitar, qëndrimet e mija dhe angazhimi im është në këtë frymë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit