A do të kandidojë JD Vance për president në vitin 2028?

- Advertisement -

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2028.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Michigan të transmetuar nga rrjeti CBS News, Vance, i cili konsiderohet gjerësisht si pasardhësi kryesor politik i Donald Trumpit brenda Partisë Republikane, u pyet nëse ekziston mundësia që ai të mos garojë.

Sigurisht që ekziston një mundësi e tillë. Mënyra se si i marr vendimet e mëdha në jetë — dhe këtë mund t’jua thotë edhe bashkëshortja ime – është se unë prirem t’i shtyj gjërat. E urrej të mendoj për këtë herët, por do të më duhet ta shqyrtoj seriozisht”, deklaroi Vance.

Numri dy i administratës amerikane vuri në dukje se bashkë me bashkëshorten e tij, Usha Vance, kanë katër fëmijë të vegjël, duke theksuar se Zonja e Dytë “asnjëherë nuk e ka dashur politikën”, ndonëse e vlerëson shërbimin publik.

Ndonëse Trump e ka cilësuar publikisht si pasardhësin më të mundshëm në krye të lëvizjes republikane, Vance theksoi se për momentin fokusi kryesor i administratës mbetet menaxhimi i ekonomisë, çmimet e energjisë dhe situata e tensionuar me Iranin.

Të ngjashme

Të fundit