Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë 1 ka treguar se a do të kandidojë për kandidatë në Mitrovicë.
Tutje ai gjatë diskutimit ai ka thënë se Mitrovica është një nga prioritetet dhe në LVV është duke u diskutuar.
“Unë jam lindë jam rritë në Mitrovicë edhe normal që është një nga top tri prioritetet e mija megjithatë LVV-ja është një subjekt më i madh edhe jemi në proces të konsultimit dhe brenda qershorit do të ketë një vendit. Ajo çfarë mund të them është se LVV-ja është e gatshme dhe e përkushtuar që ti fitoj zgjedhjet në Mitrovicë dhe publiku do ta merr shumë shpejt së shpejti se kush do të jetë por që VV-ja është në proces të nominimit”, ka thënë Muja.
Muja theksoj se nëse pavarësisht që kushdo që LVV-ja vendos se kush të jetë kandidatë prap ai do ta mbështesë.