28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

A do ketë koalicion VV-LDK? – Kështu përgjigjet Arben Gashi

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka folur për zgjedhjet e parkohshme, takimin e shumë folur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kryetarin e PDK’së Memli Krasniqi, dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vijat e kuqe për partitë politike dhe se si java e ardhshme mund të jetë vendimtare për shpërndarjen e Kuvendit.

Gashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj e vetme në zgjedhjet nacionale kurdo që mbahen ato, por ka thënë se si subjekt politik nuk kanë asnjë vijë të kuqe qoftë për partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurti, por edhe për dy partitë opozitare Partinë Demorkatike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai ka komentuar edhe takimin Kurti- Krasniqi.

“Nuk mendoj se ka ndonjë prekje (hatërmbetje) ose asnjë llojë tentimi që të sulmohet PDK`ja, është e drejt e tyre, është parti që nuk kanë asnjë llojë detyrimi ndaj neve, nuk kemi asnjë llojë detyrimi ndaj tyre, nuk kemi asnjë koalicion me ta, asnjë marrëveshje dhe është e drejt e tyre të veprojnë, bazë projekteve politik të tyre, dhe përafrimet politike të VV-së dhe PDK`së, për mua janë të natyrshme, normale dhe nuk ka asnjë arsye që të sulmohet PDK dhe askush tjetër për këtë llojë marrëveshje ose këtë llojë të bashkëpunimit. Unë vazhimisht e kam thënë jemi parti opozitare, por nuk jemi koalicion opozitare, nuk kemi asnjë llojë formalizimi të bashkëpunimit opozitare apo për ndonjë bashkëpunimi të ardhmen e afërt parazgjedhor. Si shef i GP`së të LDK`së, kam përjashtuar mundësinë e çfardollojë koalicioni parazgjedhor me partitë parlamenatre aktuale. Pas zgjedhjeve nuk ka asnjë llojë vije të kuqe për asnjë parti, për ne është me rëndësi që të marrim rezultatin maksimal për LDK, dhe mbi bazën e kësaj pastaj do të hartojmë programin qeverisës më këdo që e konsiderojmë si të arsyeshëm, të mundshme për të qeverisur, një qeverie stabile, zhvillimore , të perspektivës, një qeveri që i hap horizonte Kosovës do të jetë e mirëseradhur” ka vlerësuar Gashi për Periskopin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit