Kandidiati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri është takuar me presidentin e Klubit të Ftubollit Dukagjini, Fabian Veseli, me të cilin ka biseduar për planet për ta quar përpara sportin kosovar.
Neziri, i cili është biznesmen i suksesshëm në Gjermani, ka thënë se me Veselin kanë bisduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit me klubin më ta madh gjerman Bayern Munich.
“Takim frymëzues me Fabian Veselin, presidentin e K.F. Dukagjini, njeriun pas suksesit historik të klubit dhe zhvillimit të futbollit në Klinë. Diskutuam për sfidat dhe planet për të çuar përpara sportin në nivele edhe më të larta. Duke u mbështetur në kontaktet dhe miqësitë e afërta me drejtues të futbollit gjerman, veçanërisht me Bayern Munich, folëm edhe për bashkëpunime konkrete për zhvillimin e talenteve të rinj kosovarë. Një hap përpara për të ardhmen e futbollit tonë!”, ka shkruar Neziri në Facebook.