Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës paraelektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka vizituar sonte familjen e Ramadan Klunës në Poklek të Drenasit të cilët e ka vlerësuar lartë për kontributin e dhenë për lirinë e Kosovës.
“Në Poklek, në familjen e Ramadan Klunës, që mishëron sakrificën dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, me bijë që u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo mikpritje dhe kjo frymë atdhetarie na japin motivim të vazhdojmë punën për një Kosovë që i nderon sakrificat dhe krijon mundësi të reja për të gjithë. Bedri Hamza 1✅
Isak Neziri 99 ✅”, ka shkruar Neziri në Facebook.