10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Haradinaj prezanton kandidatët e Deçanit për deputetë nga AAK-ja

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat, mbështetësit dhe qytetarët e Deçanit. Ai para tyre ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga AAK-ja. Kështu ka bërë të ditur Haradinaj në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

 

 

Deçani i trimërisë dhe sakrificës plot entuziazëm për vizionin e Aleancës për Kosovën Fituese

Sot, në takim me qytetarët dhe strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, prezantuam kandidatët tanë për deputetë nga kjo komunë, Bashkim Ramosajn, Time Kadrijajn, Daut Haradinajn, Lok Komonin, Rasim Selmanajn dhe Arif Ahmetxhekajn.

Qytetarët e Deçanit, me prezencën e tyre konfirmuan mbështetjen e palëkundur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, të anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional.

 

 

Deçani, edhe pse i injoruar nga pushteti qendror, nën drejtimin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe ekipit të tij, ka arritur të shquhet për qeverisje shembullore. Kjo komunë është radhitur ndër më të mirat sa i përket performancës lokale, duke pasuar traditën e shkëlqyer të gjitha komunave të udhëhequra nga Aleanca.

Në qeverinë e ardhshme që synojmë të ndërtojmë:

• Koeficienti i pagave do të jetë 155 euro.

• Paga minimale do të jetë 500 euro që në vitin e parë.

• Paga mesatare do të nisë nga 1000 euro dhe do të rritet 12-13% çdo vit, për të arritur në 1500 euro deri në vitin 2028.

 

 

• Pensionet do të rriten me 50% në vitin 2025 dhe më pas do të ndjekin modelin e rritjes së pagave.

Ky plan për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe vizionit për një shtet të fortë.

Mbështetja për Aleancën dhe partnerët tanë në koalicion tregon besimin e qytetarëve në një program që do të sjellë jo vetëm stabilitet, por edhe transformim të thellë për Kosovën. Anëtarësimi direkt në NATO, përmirësimi i sistemeve arsimore dhe shëndetësore, dhe hapja e perspektivës për zhvillim ekonomik janë prioritetet tona strategjike.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit