8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Osmani takon në Kanada admiralin e NATO-s: Prania KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ëshyë takuar me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Osmani ka thënë se prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqe dhe siguri.

Shkrimi i saj:

Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike.

Gjatë takimit me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit