83 vjet nga lindja e Ukshin Hotit, Kurti: Ideali i tij jeton përtej kohës dhe hapësirës

- Advertisement -

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit dhe intelektualit shqiptar, Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar figurën e tij duke thënë se Hoti nuk kufizohet në një vend fizik apo periudhë të caktuar kohore, por shtrihet kudo ku jeton mendimi, vepra dhe ideali i tij për liri.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë përvjetor, në Amfiteatrin e Shtëpisë Muze në Krushë të Madhe, ka vizituar ekspozitën digjitale “DheShkronjë”, e cila është përgatitur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur me përkrahjen e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Sipas tij, kjo ekspozitë përmes një forme bashkëkohore të rrëfimit dhe kujtesës krijon një hartë të veçantë të jetës, veprës dhe trashëgimisë së filozofit, politikanit dhe veprimtarit Ukshin Hoti.

“Ajo ndërlidh vendlindjen e tij, rrugëtimin jetësor, hapësirat e angazhimit politik e intelektual, si dhe vendet ku sot nderohet emri dhe vepra e tij. Prof. Ukshin Hoti nuk kufizohet në një vend fizik a periudhë të caktuar kohore, por shtrihet kudo ku jetojnë mendimi, vepra dhe ideali i tij për liri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit