11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

8 vite burgim ndaj burrit që e rrahu gruan deri në alivanosje, e goditi me tavolinë të drurit

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh. P., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet.

I pandehuri Sh. P., akuzohet se “më datë 19 dhjetor 2021 rreth orës 19:00, në rrugën “………. ” në

Gjakovë, duke përdorur mjetin e fortë i ka shkaktuar lëndime te renda trupore ish bashkëshortes e tij të dëmtuarës A. A., në atë mënyrë që pas një zënke i pandehuri në shenjë nervoze e kap për fyti e gjuan për dysheme deri sa të dëmtuarës fillon ti humbë vetëdija, për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit