Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka vizituar fshatin Polac të Skenderajt.
Në këtë vizitë, Dervishaj ka thënë se është frymëzuar nga dy figurat e këtij fshati, Hasan Prishtinën dhe Gani Koci.
“Sot pata nderin të vizitoj Polacin e Hasan Prishtinës dhe të nderoj trashëgiminë e Patriotit Gani Koca. Një moment shumë i rëndësishëm për mua, duke reflektuar mbi historinë dhe kontributin e këtyre figurave të shquara për atdhenë tonë. Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën, dhe më kujtuan se angazhimi për kombin është gjithmonë një detyrë e shenjtë”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.