Ai u shpreh se aty diskutuan për të ardhmen e Kosovës dhe mundësitë e mira që po i presin.
“Kjo është Drenica, ky është populli ynë – i fortë, i mençur dhe i vendosur.
Në këtë odë kaq mikpritëse, me njerëz të thjeshtë por me zemër të madhe, diskutuam për të ardhmen dhe mundësitë që na presin.
E ardhmja e Kosovës do vazhdojë me traditat dhe vlera tona.
Këta njerëz të mirë besojnë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.