Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në ShBA. Ndërsa, sot ka zhvilluar takim me senatorë e kongresistë amerikan, në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s.
Në disa imazhe të publikuara në Facebook nga takimi, Osmani, shkruan se i i ka falënderuar ata për kontributin e tyre përgjatë viteve.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.
Postimi i plotë:
Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.
Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!