8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Gërmimet në “Mati 1”, Gara: Trupat dyshohen të jenë të pacientëve që trajtoheshin në spitalin e Prishtinës

- Advertisement -

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka thënë për Ekonomia Online, se gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, dyshohet se i takojnë tetë pacientëve të spitalit të Prishtinës, të vrarë gjatë muajit prill dhe maj të 99-ës.

Aty dyshohet të jetë varrosur një person i nacionalitetit shqiptar i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, të hënën janë gjetur mbetjet mortore të një personi.

Gara ka thënë se për nga praktika, varrezat e tilla janë përdorur nga forcat serbe për t’i fshehur gjurmët e krimit.

“Në fakt jemi në vazhdim të gërmimeve të filluara ditë më parë në përpjekje të institucioneve kompetente në kërkim të eshtrave së viktimës së dytë që potencialisht është në listën e personave të zhdukur. Sipas të dhënave që ne i posedonim të shtjelluara hollësisht nga ana e komisionit në bashkëpunim me institucionet tona dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij procesi. Kemi konkloduar që në këtë hapësirë të varrezave të lagjes ‘Matiqan’ të Prishtinës, janë të varrosura mbetjet mortore të tetë viktimave të luftës, pra tetë pacientë të spitalit të Prishtinës që gjatë muajit prill dhe maj të 99-ës janë bartur nga forcat policore serbe në këtë hapësirë, me që nga përvoja e deritanishme që hapësira të varrezave të Prishtinës por edhe qyteteve tjera, këto hapësira të varrezave janë përdorur nga forcat serbe në përpjekje për t’i fshehur gjurmët të krimit”, ka thënë Gara, teksa shton se gërmimet në këto varreza për bëhen për herë të katërt.

“Pas diskutimeve, ne kemi konkloduar që mbetjet mortore të dy personave duhet të jenë në këtë lokacion dhe kjo i bie që gërmimet në këtë lokacion për herë të katërt për këtë vit. Pjesa më e madhe e viktimave qoftë nga plagët e marra nga masakrat gjithandej Kosovës kanë ndërruar jetë në vitin 99 në spitalin e Prishtinës apo për arsye të ndryshme, dhe pastaj forcat serbe nga spitali i kanë bartur ose i kanë përdorur këtë hapësirë të varrezave për t’i groposur në përpjekjeve të tyre për t’i fshehjes së gjurmëve të krimit”, u shpreh Gara.

Ditor Haliti, antropolog mjeko-ligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, ka thënë për Ekonomia Online, se sfidë për ta është gërmimi nëpër varreza, për shkak të kufomave të varrosura në periudha të ndryshme.

“Dje e kemi lënë në gjysmë punën që e kemi filluar këtu, tash na kanë mbetur edhe tri pika së paku t’i hulumtojmë në këtë lokacion në Matiqan. Sipas informatave, jemi duke i kërkuar edhe dy individë, dje kemi pasur fatin që ta gjejmë njërin prej tyre, dhe tani jemi duke e kërkuar edhe individin e dytë që shpresojmë që ta kemi fatin ta kemi një rezultat pozitiv”, ka thënë ai.

“Realisht është gjithmonë sfidë kur punohet nëpër varreza sepse ka trupa të varrosura nga periudha të ndryshme kohore, mirëpo duke marrë parasysh se në ekipin tonë kemi profesionistë të cilët janë të specializuar, ia arrijmë ta diferencojmë se cili trup apo var i takon secilës periudhë kohore”, u shpreh ai.

Të hënën në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të një personi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit