Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 69, Fatbardh Rexha është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me tubimin e madh të PDK-së të mbajtur të shtunën mbrëma në Prishtinë, i cili ka shënuar fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krejt këtë tubim, Rexha e ka përmbledhur me vetëm një fjali: “FUSHATA PËR FITORE
Nuk kishte se si të fillonte më mirë se kaq!”.