Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar homologun e tij nga Azerbejxhani, Ilham Aliyev.
Begaj dhe Aliyev, kanë diskutuar për shumë tema në mesin e tyre edhe për rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
“Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.
Takimi Begaj-Aliyev është zhvilluar në kuadër të “Global Baku Forum”.