Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 68, Aurora Berisha, është takuar me veteranët e UÇK-së në Drenas.
Ajo ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka program konkret për veteranët e UÇK-së, të cilët i ka vlerësuar lartë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në Drenas, u takuam me gratë dhe burrat e guximshëm që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. Kurajo dhe sakrifica e tyre janë themeli i lirisë që gëzojmë sot.
Programi i PDK-së qëndron pranë tyre me veprime konkrete:
✅ Rritje prej 50% të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
✅ Veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa humbur pensionet e tyre.
Së bashku, nderojmë trashëgiminë e tyre dhe ndërtojmë një të ardhme ma të mirë për Kosovën!
#PDK131 #MaMirë #bedrihamza1 #memlikrasniqi2 #auroraberisha68