Në çdo takim po konfirmohet rreshtimi i qytetarëve përkrah kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Mbështetja rreth projektit për ta bërë Kosovën më të mirë nuk ka të ndalur.
Kështu ka deklaruar, kandidatja për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 68, Aurora Berisha, pas takimeve në Dobroshec dhe Çikatovë të Vjetër të Drenasit.
“Edhe banorët Dobroshecit e Çikatovës së Vjetër janë mobilizuar për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Në çdo takim po konfirmohet rreshtimi i qytetarëve përkrah kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Mbështetja rreth projektit për ta bërë Kosovën më të mirë nuk ka të ndalur. #PDK131 #MaMirë #bedrihamza1 #memlikrasniqi2 #auroraberisha68”, ka shkruar ajo në Facebook.