8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hashim Thaçi ua “prish planet” edhe nga Haga| Vjosa Osmani dhe Mehmet Kraja në sinkron kundër ish presidentit

- Advertisement -

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka më shumë se dy vjet që nuk ndodhet në Kosovë. Ndonëse po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, Thaçi vazhdon t’iu pengojë drejtuesve të shtetit e institucioneve të larta të tij.

Sulmet ndaj tij me gjuhë të rëndë po vazhdojnë të sinkronizuara. Presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja duket se në bashkërendim po e sulmojnë Thaçin duke tentuar t’ia mveshin si ide të tij, ndryshimin e kufijve.

E para ishte Osmani e cila në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke aluduar në Thaçin tha se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”.

“Por po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro-individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesava individuale”, tha Osmani.

E një javë më pas, në publik me një qëndrim edhe më skandaloz doli kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK), Mehmet Kraja.

Në opinionin personal të Krajës, që publikut iu plasua si qëndrim i ASHAK-ut, u pretendua se idenë e shkëmbimit të kufijve e përcolli Thaçi pas themelimit të Gjykatës Speciale, që sipas tij “për ta shpëtuar vetën”.

Në këtë analizë të Krajës, thuhet se  Thaçi ishte “planifikator” për ndarje të Kosovës, bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Krejt kjo, sipas kësaj “analize”, ishte plan serb në të cilën luajtën Thaçi dhe Rama.

Qëndrimet e Osmanit dhe Krajës duket sikur ishin sinkronizuar ndërmjet vete, ndonëse ende nuk është e qartë se çka po tentojnë të arrijnë. /Demokracia/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit