13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Shyqyri Haxha do që Armend Muja t’i kërkojë falje publike brenda 8 ditëve

- Advertisement -

Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka bërë të ditur se e ka inicuar procedurë kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Haxha në një postim në profilin e tij ka thënë se shpifjet e Mujës drejt tij kishin shkuar meqë “u dhemb e vërteta e sukseseve tona në vendosjen e rrjetit të PTK dhe mbulueshmërisë me valët e telefonisë mobile dhe largimit të operatorëve serb ilegal nga Kosova”.

Sipas dokumentit që ka publikuar, kërkohet që deputeti Armend Muja t’i kërkojë falje publike në periudhë kohore brenda 8 ditësh. Gjithashtu aty përmendet edhe vendimi i Gjykatës së vitit 2013 ku Haxha është shpallur i pafajshëm.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar miq,

Duke pasur parsysh se pushteteve të dështuara e mashtruese u dhemb e vërteta e sukseseve tona në vendosjen e rrjetit të PTK dhe mbulueshemirsë me valet e telefonise mbile Vala  dhe largimit të operatorve Serb illegal nga Kosova, pas prezantimit me fakte prova të sukseseve të PTK-së, une iu nenshtrova shpifjeve të Armend Mujes.

Prandaj duke besuar në Kosovën shtet i së drejtës me gjithë veshterist sot kam anagazhuar Avokatin tim dhe kam filluar rrugen ligjore per tu mbrojtur nga shpifjet.

Prandaj në këtë postim po e publikoi inicimin e procedurës për tu mbrojtur nga shpfijet.

Të vërtetën dhe suksesin nuk e kam borxh të ua fshehim as ta shtrembroi askujt për asnjë çmim. Nuk do ti dorzohemi shpifjes dhe shpifsve që tentojn të njëllosin suksesin.

Drejtësia e Kosovës le të flas ne të cilen besoi në fund të fundit duhet të giithë t’i nenshtrohemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit