2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, SBAShK i shqetësuar për ikjen e tyre nga vendi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK) ka ngritur shqetësimin se rreth 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, në mënyrë që të largohen nga vendi.

Nga Instituti EdGuard kanë thënë se ky pushim pa pagesë nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me emigrimin e mësimdhënësve. Drejtori Rinor Qehaja tha se procesi mësimor nuk rrezikohet, madje aktualisht ka tepricë të mësimdhënësve.

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, tha se para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë kërkesë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë. Sipas saj, këtë pushim shumica prej tyre e kanë marrë me qëllim që të largohen nga Kosova dhe të shkojnë ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës.

Sipas saj, ky numër është rritur pas liberalizimit të vizave. Në gjysmëvjetorin  e dytë të vitit shkollor 2023/24 afër 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë.

“Po para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës. Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve që i kemi nga mësimdhënësit është diku 500 apo 600 mësimdhënës për këtë vit”, ka thënë ajo.

Shala tha se ka edhe mësimdhënës që fare pa bërë kërkesa në Drejtoritë Komunale po largohen nga vendi, për të cilën tha se ky është një alarm shumë shqetësues.

“Qoftë ata që kanë bërë kërkesë në drejtoritë komunale për pushim pa pagesë apo kemi tani edhe mësimdhënës që fare pa bërë kërkesa në Drejtoritë Komunale po largohen nga vendi ynë duke shkuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Ky është një alarm shumë shqetësues ngase në një të ardhme të afërt nëse vazhdon ky trend i ikjes së mësimdhënësve nga Kosova shkollat tona do mbesin pa mësimdhënës të gjuhë shqipe”, ka thënë ajo për EO.

Ndërsa, drejtori i Institutit EdGruard, Rinor Qehaja, ka thënë se nuk beson që marrja e pushimit pa pagesë nga mësimdhënësve ka ndonjë relacion të drejtpërdrejt me emigrimin jashtë vendit.

Sipas tij, këto statistika mund të nxirren vetëm nga komunat dhe Ministria e Financave dhe atë pas përfundimit të pushimit pa pagesë.

“Nuk besoj që pushimi pa pagesë që po mirren nga një numër i mësimdhënësve ka ndonjë relacion të drejtpërdrejtë me emigrimin jashtë vendit. Kjo është statistikë e cila mund të nxirret vetëm nga komunat dhe Ministria e Financave dhe atë pas përfundimit të pushimit pa pagesë. Në fund të ditës është kategori e pushimeve që i takon ligjërisht çdo mësimdhënësi dhe çdo nëpunës tjetër publik”, ka thënë ai.

Qehaja është shprehur se në vend janë mbi 2000 mësimdhënës që janë tepricë brenda sistemit arsimor, dhe se pa marrë parasysh situatave nuk ka ndonjë mundësi që të cenohet procesi mësimor.

“Profesioni i mësimdhënësit fatmirësisht ende vazhdon të jetë shumë atraktiv për punëmarrje. Unë rikujtoj që kemi një numër jashtëzakonisht të madh të të diplomuarve që presin për rekrutim në mësimdhënie. Në të njëjtën kohë rikujtoj që kemi mbi 2000 mësimdhënës që janë tepricë brenda sistemit arsimor, kështu se në secilin rast nuk vlerësoj që ndonjë lëvizje eventuale në karrierë mes mësimdhënëse dhe ndryshim të vendeve të punës, mund të cenoj pastaj procesin mësimor”, është shprehur ai./EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit