60-shja e PDK-së për deputete: Për gratë, të jetosh në një nga shtetet më të varfra të Evropës do të thotë të jetosh dyfish më rëndë se burrat

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, duke iu referuar raportit të FMN-së për varfërinë në Evropa, ka thënë varfëria nuk duhet të shihet si statistikë.

Ajo ka shkruar në Facebook se “për gratë, të jetosh në një nga shtetet më të varfra të Evropës do të thotë të jetosh dyfish më rëndë se burrat”.

Postimi:

Për gratë, të jetosh në një nga shtetet më të varfra të Evropës do të thotë të jetosh dyfish më rëndë se burrat.

Varfëria nuk është statistikë. Është buka që mungon në tavolinë. Është gruaja që punon pa kontratë, pa siguri dhe pa dinjitet. Është nëna që rrit fëmijë me çmime evropiane dhe paga kosovare. Është vajza që largohet nga vendi sepse shteti nuk i jep as perspektivë, as siguri për të ardhmen.

Nuk mbushet frigoriferi me fjalë.
Nuk mbrohet gruaja me propagandë politike.

Më shumë varfëri do të thotë më shumë dhunë në familje, më shumë varësi ekonomike dhe më pak zë për gratë.

Kjo është fatura e një pushteti që premtoi barazi, drejtësi dhe mirëqenie, por prodhoi zhgënjim, propagandë dhe varfëri.

Duhet ta dini tashmë: problemi i Kosovës nuk është mungesa e potencialit, por dështimi i qeverisjes.

Të ngjashme

Të fundit