Ish-punëtorja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, është dënuar me gjashtë vite burgim për veprën penale të spiunazhit.
Më 4 shtator të vitit të kaluar Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj ish zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq.
Sipas Prokurorisë, ajo siguroi e shpërndau informacione të ndjeshme tek BIA serbe, të cilat cenonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.
Ajo u arrestua më 28 shkurt 2025.






