10.9 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

6 mikrotrendet që duhet të provoni këtë pranverë (Foto)

- Advertisement -

Trendet janë gjithmonë tunduese dhe duket sikur në epokën e rrjeteve sociale mezi mund të mbash ritmin. E gjithë çështja qëndron te ndarja e trendeve në makro dhe mikro. Merrni si shembull xhinset shumë të gjera dhe të ulura poshtë ndërsa në fakt në dollap mbani xhinse me bel të lartë dhe prerje të drejtë.

Sigurisht, mikrotrendet mund të ndryshojnë veshjen tuaj, siluetën dhe t’i shtojnë diçka stilit pa qenë e nevojshme që ta shndërroni tërësisht. Ka ende disa mikrotrende që kanë ardhur nga koleksionet vjeshtë-dimër 2023 dhe që duket se do të vazhdojnë të qëndrojnë ende.

Gjithsesi, mos harroni që të investoni në veshjet klasike, që i rezistojnë kohës dhe mendoni se do t’i vishni pas 10 vitesh. Nuk është e nevojshme të blini gjithçka shihni vetëm sepse është e kohës. Por nëse jeni kuriozë të dini se cilat janë trendet që do vazhdojnë të kenë ndikim edhe për këtë vit, hidhini një sy listës së mëposhtme.

Bluzet me supet jashtë

Pas rikthimit të bluzeve tub, ky opsion është më femëror dhe ka brenda saj tranzicionin, jo vetëm nga stina e dimrit drejt pranverës por edhe nga zyra për të dalë.

Xhinset e ngushta

Disa do të gëzohen e të tjerë jo, por i kemi parë shpesh tashmë. Meghan Markle ka qenë një nga vajzat që nuk u është ndarë kohët e fundit. Xhinset e ngushta kanë disa kohë që po qëndrojnë në hije duke u lënë vendin stilit ‘mom’, ‘boyfriend’, të gjera etj por duket se trendi i ri janë pikërisht  ato.

Bizhuteritë e mëdha

Bizhuteritë e mëdha, voluminoze, të zbukuruara dhe që bien në sy i kemi parë në pasarelat e Alexander McQueen apo Schiaparelli dhe do të zëvendësojnë aksesorët e vegjël. Këta të fundit dukej se përshtateshin mirë me trendet “quiet luxury” apo “clean girl”, por bizhutë e mëdha duan të bëjnë zhurmë, duan t’i bëjnë veshjet më të bukura dhe më shumëngjyrëshe.

Print leopardi

Nina Ricci, Jacquemus, Dolce & Gabbana dhe Celine e kishin të preferuar në pasarelat e tyre. Printi i leopardit konsiderohet tashmë një trend neutral që mund të përshtatet me çdo veshje, pavarësisht se ku e përdorni.

Çizmet mbi gju

Deri më tani ishin çizmet pak poshtë gjurit, por rezultoi se ishte thjesht çështje kohe para se gjatësia e çizmeve të shtohej. Ndoshta nuk është zgjedhja e mirë në mot të ngrohtë, por mund të zgjidhni darkën apo të mos vishni pallton dhe t’i kombinoni me një fund të shkurtër dhe një pulovër.

Çanta në ngjyrë ‘burgundy’

Nuk ka rëndësi sa shpenzoni, ngjyra është kaq e plotë sa do ta ndryshojë veshjen tuaj menjëherë dhe do ta bëjë të duket më e shtrenjtë dhe e kuruar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit