“6 deputetët tanë vlejnë sa 43 të opozitës” – Molliqaj: PSD do të jetë opozita reale në Kuvend

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se nëse PSD arrin të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, deputetët e kësaj partie do të kenë peshë politike më të madhe sesa e gjithë opozita aktuale.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Molliqaj tha se fuqia e opozitës nuk matet vetëm me numra, por me argument dhe opozitarizëm real.

“Pretendimi që 6 deputetë tanë bëjnë sa 43 të opozitës së deridjeshme, në kuptimin e opozitarizmit jo në kuptimin e numrave”, deklaroi ai.

Sipas Molliqajt, partitë politike shpesh humbin ose fitojnë mbështetje sapo hyjnë në Kuvend, ndërsa theksoi se çdo votë për PSD-në do të përfaqësojë drejtpërdrejt qytetarët që kërkojnë opozitë më të fuqishme.

“Fuqia e opozitës vjen kryesisht nga fuqia e argumentit dhe idesë dhe pastaj sigurisht nga mbështetja popullore”, u shpreh ai.

Molliqaj shtoi se përballë pushteteve të forta, vota bëhet vendimtare vetëm kur arrin të prodhojë ndryshim pushteti.

Të ngjashme

Të fundit