Fryma e fitores së PDK nuk i mungon as Pejës sikurse në të gjithë Kosovën.
Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 55, Valon Grabovci pas takimeve në disa fshatra të Pejës.
Ai ka thënë se të gjithë janë pajtuar se Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën kryeministër.
“Sonte me nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Novosellë, Raushiq dhe Lugun e Leshanit në Pejë u pajtuam se Kosova mundet Ma Mirë me Bedri Hamzën kryeministër, fryma e fitores nuk i mungon as Pejës si në gjithë Kosovën! Faleminderit nga zemra Novosellë, Raushiq e Lugu i Leshani! #PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në Facebook.