Kandidati për deputet, Valon Grabovci, ka marrë mbështetjen e Gani Kocit, njëri nga organizatorët e protestave të vitit 1981 dhe një nga pjesëtarët e hershëm të luftës së lavdishme të UÇK-s, raporton Scanner.
Në një postim në Facebook, Grabovci ka shkruar se ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e veçantë të takoja një figurë kaq të rëndësishme, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Një takim me Bacën Gani, organizatorin e protestave të vitit 1981 dhe një nga pjesëtarët e hershëm të luftës së lavdishme të UÇK-së. Ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e veçantë të takoja një figurë kaq të rëndësishme, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
#MaMirë
#MeBedriHamzen
#ValonGrabovci55