3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

500 bursa për të rinjtë e minoriteteve, Krasniqi premton mbështetje edhe në të ardhmen

- Advertisement -

500 bursa do të ndahen për të rinjtë e komuniteteve në Kosovë, përjashto ata serbë. Përmes këtij vendimi synohet që të përgatiten djemtë dhe vajzat e këtyre komuniteteve për tregun e punës. Për Tëvë1, ministri Elbert Krasniqi dhe deputeti Fridon Lala, dhanë detaje të këtij vendimi.

500 të rinj nga komunitetet joshumicë, përjashto ata serbë, do të mund të studiojnë në Universitetin e Prishtinës, pa pagesë.

Bursa që do të ndahet për ta, kap shifrën e 1000 euro në vit, derisa qëllimi është përgatitja për tregun e punës, sidomos në fushën e arsimit.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili vjen nga komuniteti egjiptian, thotë për Tëvë1, se mbështetje të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

E këtë vendim po e vlerëson edhe deputeti, Fridon Lala.

Ai thotë se studentëve të komuniteteve do t’u ndihmojnë edhe për t’u punësuar në institucione.

Fillimisht vendimi për bursa u mor vetëm për regjistrim në Fakultetin e Edukimit.

Por, më pas ky vendim u zgjerua edhe në drejtimet tjera brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit