8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

5 ushqime që zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrale

- Advertisement -

Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bukur dhe të bardhë por shumë nuk e dinë se kjo mund të arrihet me ndihmën e disa ushqimeve. Për shembull, luleshtrydhet mund të lënë një njollë të kuqe në rrobat tuaja por nga ana tjetër, mund të përdoren për të marrë një buzëqeshje të ndritshme për shkak të acidit malik.

Përveç luleshtrydheve, ekspertët rekomandojnë disa ushqime të tjera mjaft efektive.

Mollë, selino dhe karrota

Kur hani më shumë fruta dhe perime si mollë, selino dhe karrota, mund të largoni natyralisht njollat në dhëmbët tuaj.

Portokallet dhe ananasi

Ekspertët thonë se agrumet bëjnë që goja të prodhojë më shumë pështymë. Megjithatë, kini kujdes me limonin sepse niveli i lartë i acidit në të mund të dëmtojë dhëmbët.

Kos dhe qumësht

Ekspertët thonë se produktet e qumështit përmbajnë acid laktik, i cili ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Studiuesit besojnë se proteinat në kos mund të lidhen me dhëmbët dhe të parandalojnë acidet e dëmshme që të shkaktojnë karies.

Sode buke

Megjithëse nuk është saktësisht një ushqim, ky përbërës bën mrekulli kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve. Për një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë, vendosni sodë buke në furçë, e më pas direkt në dhëmbë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit