8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Turqia e rrit me përqindje marramendëse çmimin e rrymës për Vit të Ri

- Advertisement -

Turqia i rriti në masë të madhe çmimet e rrymës për amvisëri dhe biznese të shtunën – 50 deri 100 për qind – si dhe përsëri e rriti çmimin e gazit natyror, duke e shtuar trysninë ndaj ekonomisë që po përballet me rritje të inflacionit të përgjithshëm.

Autoriteti Rregullues i Tregut të Energjisë tha se çmimet e energjisë elektrike janë rritur për rreth 50 për qind për amvisëritë me kërkesë më të ulët për vitin 2022, ndërsa më shumë se 100 për qind për përdoruesit komercialë me kërkesë më të madhe.

Çmimet e gazit natyror u rritën për 25 për përdorim nga banorët, ndërsa 50 për qind për përdorim industrial në janar. Rritja e çmimit për përdorim industrial që krijon energji ishte 15 për qind, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ndryshe, inflacioni vjetor i Turqisë shkoi në mbi 21 për qind në nëntor dhe besohet se e ka kaluar shifrën prej 30 për qind në dhjetor, pas rënies së vazhdueshme të vlerës së lirës turke, e shkaktuar nga ulja e shkallës së interesit, sipas kërkesës së presidentit turk, Rexhep Erdogan.

Ndryshe, lira shënoi rënie te vlerës për të pestën ditë radhazi të premten, duke e dobësuar edhe më shumë rritjen e madhe të javës së kaluar. /Reuters/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit