Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 41, Besa Ismaili, gjatë takimeve të mbrëmshme me qytetarë, ka thënë se Novosella e Pejës dhe Lugu i Leshanit janë forcë e traditës dhe ardhmërisë.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë “Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë për ta çuar përpara këtë potencial të jashtëzakonshëm”.
Novosella e Pejës dhe Lugu i Leshanit – Forca e Traditës dhe e Ardhmërisë. Ky rajon nuk është vetëm simbol i rezistencës, por edhe i potencialit për zhvillim. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë për ta çuar përpara këtë potencial të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.