Në katër vjetorin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardha, ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka folur për Nacionalen se çka ka humbur Kosova nga moszbatimi i së njëjtës.
Hoti ka thënë se vendi humbi mundësinë e fuqizimit të jashtëzakonshëm ekonomik dhe besueshmërrinë me aleatin kryesor.
Ai madje, shtoi se kanë humbur qindra miliona investime në termocentralin me gaz, në hekurudhë e autostrada.
“Duke mos zbatuar këtë marrëveshje, Kosova humbi mundësinë e fuqizimit të jashtëzakonshëm ekonomik si një vend qendror në Ballkan, si urë lidhëse mes vendeve të rajonit dhe përtej. Kosova humbi besueshmërinë si partner që respekton marrëveshjet, në veçanti me aleatin kryesor. U humbën qindra miliona euro investime në rrjetin e gazit e në termocentralin me gaz, në hekurudha e në autostrada, e në shumë investime private. Sikur këto investime të ndodhnin, sot të do kishim një situatë krejt tjetër ekonomike dhe politike. Kosova do të ishte shumë më të fuqishme ekonomikisht dhe në pozitë më të favorshme për të vendosur kursin e zhvillimeve në rajon.” – u shpreh Hoti.
Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.