8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

4 arsye pse ai largohet papritur dhe pa shpjegim

- Advertisement -

Asnjë prej këtyre arsyeve nuk e justifikon zhdukjen e papritur të një personi, por të paktën mund t’ju ndihmojë ta kuptoni realitetin.

Ka disa raste në jetë ku partneri thjesht zhduket në fillim të lidhjes apo gjatë flirtimit.

Papritmas, pa ndonjë shpjegim, ai ndalon së shkruari apo telefonuari e kjo mund të jetë konfuze dhe e turpshme për që të dy ju.

Pas kësaj, femra gjithmonë brengoset duke ia bërë vetes mijëra pyetje se çfarë do të mund ta kishte nxitur sjelljen e mashkullit dhe ku ka gabuar.

Padyshim se kjo është goditje e madhe për vetëbesimin dhe jetën dashurore të personit që mbetet pa shpjegim.

Megjithatë, shpjegimi i thjeshtë se përse ndodh kjo është se zhdukja është mënyra më e lehtë për t’u ndarë: pa kontakt, pa komunikim dhe pa “komplikime” tjera të ngjashme.

Ato që e kanë përjetuar e dinë se sa e vështirë është kjo situatë, pasi që femra asnjëherë nuk e din se përse ka ndodhur, cili ka qenë problemi dhe cili ka qenë shkaktari për këtë veprim.

Siç shpjegojnë psikologët, ky veprim i mashkullit mund të lë pasoja afatgjate në vetëbesimin e femrës.

Por, cilat janë arsyet që e nxisin mashkullin ta merr këtë vendim – pra të largohet pa asnjë shpjegim të vetëm?

Shmangia e konfliktit

Nga kjo nënkuptojmë çdo lloj komunikimi direkt që mund ta zemërojë apo shqetësojë atë.

Shumica (nëse jo të gjithë) njerëzit janë të prirë t’i shmangin konfliktet dhe më parë do të iknin nga situata e cila do të shpinte aty.

Frika nga zemërimi, britmat, kritikat, qarja dhe shmangia e reagimeve emocionale janë shumë të zakonshme.

Kur një mashkull papritmas largohet, kjo nuk nënkupton se keni bërë diçka; thjesht personi me të cilin keni qenë duke dalë nuk ka mundur të komunikojë direkt me ju.

Kjo ka të bëjë me pjekurinë emocionale të personi, pasi që është aftësi e cila duhet të zhvillohet përgjatë kohës.

Frika nga intimiteti emocional

Kjo është një lloj frike ku personi e lejon veten të lidhet emocionalisht me një person.

Njerëzit që kanë probleme me këtë frikë mund të futen në lidhje për një apo dy muaj, ndoshta edhe për disa vite, por nuk e lejojnë asnjë lloj të lidhjes emocionale.

Ndoshta në lidhje ka qenë çdo gjë e përsosur, por personi mund të ketë arritur pikën ku duhet të zhduket papritur nga frika se është lidhur emocionalisht.

Ka personalitet narcizoid

Narcisistët nuk kanë mëshirë ndaj dhimbjes emocionale që mund t’ia shkaktojnë personit tjetër.

Mungesa e mëshirës është karakteristika kryesore e disa personave dhe mund të jetë arsyeja se përse është larguar papritmas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit