Gazetari Lirim Mehmetaj ka nxjerrë të disa të dhëna shkencore ku llogaritet të kenë qenë 385 ushtarë të UÇK-së në moshën 14-17 vjeçare, 2 mijë e 228 në moshën 18-19 vjeçare.
“Kur kanë luftuar këta 14 vjeçarë istikameve, Albin Kurti në Prishtinë, në lule të rinisë e 20 e kusur vjet, ka dhënë intervista duke deklaruar se si nuk kapet arma kundër Serbisë e duhet zgjidhje paqësore”, ka shkruar Mehmetaj.
Postimi i plotë:
14 vjeçarët e UÇK-së
Në punimin e Alpaslan O¨zerdem për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, publikuar në vitin 2003 me titull “Vocational training of former Kosovo Liberation Army combatants: for what purpose and end?”, është e publikuar edhe një listë me ushtarët e UÇK-së.
Aty tregohet niveli i shkollimit për secilin grup të shqiptarëve që iu bashkuan UÇK-së.
Por, përveç shkollimit, të dhënat janë edhe për moshën e ushtarëve.
Bie në sy se plot 385 veta janë në mes moshës 14 dhe 17 vjeç.
Ndërsa nga mosha 18-19 vjeç janë 2 mijë e 228 ushtarë.
Kur kanë luftuar këta 14 vjeçarë istikameve, Albin Kurti në Prishtinë, në lule të rinisë e 20 e kusur vjet, ka dhënë intervista duke deklaruar se si nuk kapet arma kundër Serbisë e duhet zgjidhje paqësore.
Athu çka mendojnë këta, kur ta shohin tash Xhelal dezertorin t’uj bo filma në Veri…