31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtetet kontribuuese në këtë mision.

Në njoftim, bëhet e ditur se, gjatë këtij takimi, Ulutas, ka prezantuar situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të misionit për periudhën në vijim.

‘’ Komandanti i KFOR-it rikonfirmoi përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha shteteve kontribuuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR’it.

Njoftimi i plotë:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutaş, priti në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtetet kontribuuese me trupa.

Gjatë takimit, gjeneralmajori Ulutaş prezantoi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të misionit për periudhën në vijim.

Komandanti i KFOR-it rikonfirmoi përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha shteteve kontribuuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Të ngjashme

Të fundit