11.9 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë

- Advertisement -

Nëse do të duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas parfumit të tyre, atëherë ndoshta do ta bënim kështu: ato që mbajnë një parfum gjatë gjithë jetës së tyre dhe ato që duan të kenë aromë ndryshe çdo stinë apo edhe çdo ditë.

Sidoqoftë, secila prej jush keni një dëshirë të përbashkët: që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë.
Disa parfume janë më të fortë se të tjerët dhe zgjasin goxha edhe më një spërkatje të vetme, por të tjerë kërkojnë pak “ndihmë”.

Fillimisht, duhet të dini se parfumet me përmbajtje frutash dhe lulesh zgjasin më pak se ato me përmbajtje druri dhe më pikante.

Nëse jeni adhuruese e aromave të lehta, atëherë ne kemi 3 këshilla për ju:

Spërkateni parfumin tek kyçet dhe anash qafës, por edhe në vende si kërthiza apo pjesa e brendshme e gjunjëve.

Së dyti, merrni kremin e trupit që bashkëshoqëron parfumin tuaj dhe aplikojeni para spërkatjes, kjo i jep më shumë intensitet dhe kohëzgjatje aromës. Nëse nuk gjeni dot në treg një krem që përputhet me parfumin tuaj, atëherë merrni një tjetër, por jo me aromë të fortë, në mënyrë që të mos dominojë parfumin.

Së fundmi, ruani parfumet tuaja në një vend të errët dhe të freskët dhe gjithmonë sigurohuni që të mbyllni mirë kapakët e tyre, pasi ajri mund të ndryshojë përbërjen e tyre dhe si rrjedhojë, kohëzgjatjen dhe intensitetin e aromës./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit