9.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

26-vjet nga masakra në Abri të Epërme: Delegacioni i VV-së bën homazhe për dëshmorët

- Advertisement -

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë bërë homazhe në Abri të Epërme të Drenasit dhe në Gollubovc të Malishevës në kujtim dhe nderim të dëshmorëve dhe martirëve nga këto dy fshatra.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se sot bëhen 26-vjet nga masakra në Abri të Epërme, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e të cilëve edhe fëmijë e pleq.

Në të njëjtën ditë, në Gollubovc të Malishevës ushtria serbe pas torturave disa orëshe vrau 13 burra shqiptarë, civilë të paarmatosur.

Në delegacion të VV-së ishin  deputetët , Enver Dugolli dhe Gani Krasniqi, kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona Tërdevci, dhe aktivistë të shumtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit